Basha: Angazhim për ndërtimin e tempullit të bektashianëve
Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me kryegjyshatën e bektashinjve për të ndërtuar tempullin e saj në kryeqytet. Ky është premtimi që ka dhënë kryebashkiakur Basha gjatë vizitës së tij në selinë e kryegjyshatës me rastin e ditës së Novruzit ku u takua edhe me Baba Edmond Brahimaj.
"Kjo është një ditë e veçantë për besimtarët bektashin dhe për të gjithë Tiranën. Shpreh angazhimin për të bashkëpunuar me kryegjyshatën dhe i bashkangjitem edhe deklaratës së kryeministrit për të përfunduar tempullin e krygjyshatës e cila është një domosdoshmëri për besimtarët bektashinj por edhe si një nder për kryeqytetin” ka theksuar Basha.