Shoqata e tregjeve kërkesë bashkisë: Tregjet pa kushte, të ndërhyjet
Edhe pse bashkia ka bërë inspektime të vazhdueshme në tregje, vendi në të cilën tregëtohet dhe blihet mungojnë kushtet higjeno sanitare. Tregjet më problematike jane tregu i Porcerlanit dhe ai ushqimor në kombinat. Shoqata e mbrojtjes së tregëtarëve i ka bërë kërkesë bashkisë për të ndërhyrë urgjentisht në sitemin e tregjeve.
Niko Zherdi, kryetar i shoqatës së tregjeve thotë se konsumatorët kanë nevojë të blejnë produkte me çmime të lira dhe tregjet të ruajnë njëtrajtëshmërinë e çmimeve. Për të luftuar abuzivitetin me çmimet, Zherdi thotë se duhet një treg lëvzizës.
Sipas shoqatës së tregjeve kërkesa u janë përcjell bashkisë si nevojë për të ndryshuar kushtet në të cilën tregëtohet që qytetarët të blejnë produktet më të shendetshme dhe më të sigurta.