E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Asnje nga kandidatet nuk mori me shume se 50

TIRAN - Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha nuk pranoi humbjen e ketyre zgjedhjeve por sipas tij asnje prej kandidateve nuk ka marre me shume se 50 te votave. Sipas tij keto zgjedhje kane qene te lira dhe te ndershme dhe kjo ka qene po keshtu nje gare shume e ngushte.


Cilido te jete verdikti final i votuesve une do ta pranoj ate. Shpresoj qe edhe zoti Rama te beje te njejten gje. Pavaresisht nese marrim per baze burimet tona apo te pales tjeter te dy kandidatet ndahen nga fare pak vota. Asnje nga kandidatet nuk mori me shume se 50 per qind te votave. Une e kam thene qe ne fillim te procesit te numerimit se cdo vote duhet te numerohet ne menyre te ndershme te sakte dhe transparente - deklaroi Basha.


Sipas tij KQZ po perllogarit rezultatin final dhe ne akoma nuk e dime se kush eshte fituesi. Ai tha se ne respekt te vullnetit te qytetareve do te mbetet i vendosur qe cdo vote te lexohet saktesisht dhe zeri i cdo qytetari te degjohet. Nese ne fund te ketij procesi z. Rama eshte me te vertete fituesi une do ta uroj ate dhe nese fituesi jam une shpresoj po keshtu qe ai te me uroje mua.


Kur fituesi i kesaj gare te jete i sigurt ne kemi nevoje te ecim perpara dhe jo mbrapsht sepse ne kemi nevoje te ecim pertej luftes politike dhe te punojme per zgjidhjen e problemeve - u shpreh Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›