E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Do te presim rezultatin nga KQZ

TIRAN- Pak minuta pas mbylljes se procesit te numerimit te votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka deklaruar se do te prese rezultatin zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per fituesin e kryeqytetit. Ai ka ftuar kandidatet e te dy partive politike qe te respektojne rezultatin e procesit te numerimit te votave.


Sipas tij vetem KQZ mund te nxjerre rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 8 majit. Ne perputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor KQZ eshte e detyruar te perllogarise dhe te shpalle ate rezultat qe konfrontohet nje per nje te dhenat te KZAZ 49 me tabelen e KQZ. Pershendes komisioneret per punen e dhene dhe nese fiton mbeshtetesi yne te kontrollojne emocionet ne te gjitha krahet. Te presim shqyrtimin dhe fjalen finale te KQZ - deklaroi Berisha.

Gjithashtu ai u beri thirrje simpatizanteve demokrat qe te presin finalizimin e procesit. I bej thirrje vellazerore te gjithe mbeshtetesve te PD dhe te gjitha forcave te tjera politike te presin me interes por dhe qytetari te vertete finalizimin e procesit pasi ne cdo vend te botes nje proces i ndare me vota qe shkojne te gjithe gishterinjve te duarve se bashkuara kerkon nje legjitimitet per tu shqyrtuar nga qeliza ne qelize nder me seriozet te cilit ne nuk mund te heqim as hijen me te vogel te dyshimit - apeloi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›