Basha Azem Hajdari u vra se ishte mbrojtes i demokracise

Azem Hajdari tashmë prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Ceremonia u zhvillua
nën praninë e personaliteteve shtetërore, politikanëve, funksionarëve
të lartë, të afërmve dhe familjarëve.
Në fjalën e rastit, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u shpreh se Azem Hajdari ishte njeriu që e mbrojti Partinë Demokratike në kohët më të vështira dhe se vepra e tij është nderuar me tituj nderi. "Azem Hajdari do të mbahet mend si shpirti kryengritës që iu kundërvu diktaturës. Ai u vra sepse ishte mbrojtës i demokracisë", tha Basha. Më herët, në nder të Azem Hadarit u mbajtën homazhe në Pallatin e Kongreseve. Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë. Vendimi për të rivarrosur Azem Hajdarin në Varrezat e Dëshmorëve u mor në datën 5 shtator dhe bashkia ngriti një komision të posaçëm pune që do të merrej pikërisht me ceremoninë që përkon me 15-vjetorin e vrasjes së tij. / Top Channel