E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiganti i detrave

Turanori është katamarani (anija) më i madh, lëvizja e të cilit mundësohet nga energjia diellore.

Teknologjia e gjelbër ka pushtuar pothuajse çdo aspekt të prodhimit. Në fushën e transporteve, zgjidhjet më miqësore me ambjentin, e sjellin modelet e integruara që lëvizin me ndihmën e energjisë së rinovueshme.

Në transportin detar, një gjigant miqësor me ambjentin, është asistenti i përsosur shkencor, edhe pse pak e dinë ekzistencën e tij. Bëhet fjalë për Turanor Planet Solar, një katamaran i madh i mbuluar me panele diellore, pasi ushqehet ekskluzivisht nga energjia diellore.

Turanori është “fëmija shpirtëror” i ekologut Raphael Domjam, që “solli në jetë” kompania LOMOcean design nga Neë Zelanda e re dhe u ndërtua nga kantieri gjerman Knierim Yachtbaut. Katamarani ishte gati në vitin 2010. Gjatësia e tij arrinë në 35 metra dhe ka një gjerësi prej 23 metra, ndërsa pesha e tij arrinë në 95 ton.

800 panele diellore, karikojnë bateritë e mëdha “të fshehura” në brendësi të skafit dhe vënë në lëvizje dy motorë elektrikë. Kur janë të karikuar plotësisht, mjaftojnë për ti ushqyer motorët për 72 orë, por pa e lejuar anijen të kapi shpejtësi të mëdha.

Natyrisht që këto që thamë më lart, e bëjnë Turanorin të papërdorshëm për shfrytëzim komercial. Megjithatë, ai është shumë i vlefshëm për kërkime shkencore. Kjo për shkak se ai nuk ndot mjedisin, duke lejuar shkencëtarët ta përdorin atë për marrjen e mostrave të ajrit dhe të ujit, të cilat nuk janë të kontaminuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›