E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha BE ju vleresoi te paret ne Ballkan per luften kunder droges

Lulzim Basha NOA/LSA

Tirane 3 shkurt 2011 NOA 8211 Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka pergezuar sot Policine e Shtetit per rezultatet me te mira te arritura ne Ballkan ne luften kunder droges vleresime keto te dhena nga raporti i Keshillit te Bashkimit Europian. Ministri i Brendshem ne fjalen e tij drejtuar uniformave blu theksoi se Tani qe keni marre pergezimet e BE si organizata me e mire ne Ballkan per luften kunder droges per vitin qe shkoi eshte e tepert te perseris pergezimet dhe krenarine qe une ndjej qe qeveria shqiptare taksapaguesit shqiptare duhet te ndjejne dhe ndjejne per punen tuaj. Por shkurti ka hyre dhe marsi po afron. Sot eshte nje dite per tu marre ere luleve te suksesit te vitit te kaluar por po sot eshte koha te pergatisim me vendosmeri te plote planin e veprimit per vitin 2011 nenvizoi Ministri i Brendshem.

Ai vuri theksin se nderkohe qe ne vitin 2010 Policia e Shtetit u rreshtua e para ne Ballkan per luften kunder droges per 2011-en mbeten dy sfida te veshtira dhe dy objektiva te padiskutueshem politike.

Objektivi i pare dhe i vetekuptueshem eshte te mos dorezojme stafeten tek asnje polici tjeter e Ballkanit. Objektivi i dyte eshte te krahasohemi me rezultatet tona me sfidat objektivat dhe sukseset e policive me te avancuara te BE dhe domosdoshmerisht pra te policive jashte rajonit te Ballkanit beri me dije Ministri Basha.

Sipas tij vleresimet per Policine e Shtetit nuk jane nje rastesi por nje konstatim I mbeshtetur ne rezultatet e arritura nga policia shqiptare brenda territorit dhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise ne bashkepunim me policite europiane dhe amerikane.

Basha nenvizoi se Raporti konstaton te gjitha hallkat e ketij suksesi si fushaten kunder kultivimit te kanabisit qe nisi ne marsin e 2010-es bashkepunimin me komunitetin qe nga bashkepunimi me organet e qeverisjes vendore institucionet e tjera te vendit perdorimin e teknikave me moderne dhe me te sofistikuara vezhgimin dhe mbajtjen ne kontroll te procesit te kultivimit nderhyrjet strategjike por dhe taktike per asgjesimin  e kultivimit dhe venien e kultivuesve para pergjegjesie penale.

Ministri vuri ne pah se raportit 2010 shenon nje tkurrje me 40 te siperfaqes se kultivuar qe sipas tij do te thote se eshte tkurrur kultivimi ne 70-80 me shume se 2005.

Raporti sipas Bashes evidenton punen e policise se shtetit ne luften kunder narkotikes edhe ne fusha te tilla te rendesishme per kete lufte dhe te veshtira per objektivat e kesaj lufte ne rrafshin europian sic eshte tranziti i heroines kokaines metadonit dhe narkotikeve te tjere.

Objektivi strategjik i Shqiperise i policise shqiptare ne kete fushe per te rritur progresivisht koston e biznesit te krimit te organizuar ne Shqiperi dhe per te ulur progresivisht  fitimet e krimit te organizuar ne Shqiperi reflektohen me se miri ne kete sektor te luftes knder krimit qe eshte lufta kunder tranzitit te narkotikeve tha Ministri i Brendshem Lulzim Basha.

mit/NOA

TagsBasha kultivim polici rezultat

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›