Drejtoria e Tatimeve Pajisjet fiskale po vendosen ne perputhje me ligjin

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Tirane 3 shkurt 2011 NOA- Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve nepermjet nje njoftimi per mediat ka dhene sqarim mbi reagimin e disa tatimpaguesve tregtues hidrokarburesh per mosvendosje te pajisjeve fiskale.
Ne njoftim thuhet se Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve sqaron se Vendosja e pajisjeve fiskale po realizohet ne perputhje te plote me Ligjin dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij dhe perben nje prioritet te punes se Administrates Tatimore ne vijimesi. Te gjithe tatimpaguesit jane vene ne dijeni ne kohe per afatet dhe procedurat e pajisjes me keto aparate dhe kjo perben nje obligim ligjor per te gjithe tatimpaguesit.
Me tej Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve shprehet se Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e autorizuar prej saj per kontrollin e ketij procesi nuk nderhyn ne cmimet e shitjes se pajisjeve fiskale qe diktohen nga tregu i lire dhe tatimpaguesi mund te zgjedhe vete shoqerine ne te cilen deshiron ta bleje pajisjen fiskale dhe te kontraktoje sherbimin ne vijimesi kundrejt nje kontrate tregtare.
Ne njoftim thuhet se Pajisjet fiskale te sektorit te hidrokarbureve jane me karakteristika teknike te miratuara me Vendim te Keshillit te Ministrave.
Me tej ky institucion sqaron se madhesia e shifrave te shprehura ne menyre spekullative duke u dhjetefishuar ne raport me kapacitetet magazinuese te gazit te lengshem ne Petrolifera behet me qellimin per te mbuluar abuzimet me ligjin nepermjet sensibilizimit te konsumatoreve dhe opinionit publik.
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve nepermjet Drejtorise se Sherbimit te Tatimpaguesve sqaroi se eshte e gatshme te ofroje ndihmen e saj te kualifikuar per cilindo tatimpagues per te realizuar perfundimisht kete proces i cili eshte i pakthyeshem dhe ofron nje standard bashkekohor ne marredheniet e administrates tatimore me te gjithe tatimpaguesit.
a.y/NOA
TagsKasa ligji ndihme tregtare