Basha: Brenda 2013, gati per anetaresimin ne BE

Ministri i Brendshem Lulezim Basha, u shpreh dje optimist se shqiptaret do te levizin lirisht ne hapesiren "shengen", shume shpejt. Sipas tij, brenda gjashte mujorit te pare te vitit, sic ka premtuar edhe qeveria, do te merret vendimi pozitiv per Shqiperine. Nga ana tjeter, pak dite pas dorezimit te pyetesorit per statusin e vendit kandidat ne Bruksel, Basha shtoi se brenda vitit 2013 Shqiperia do te kete bere hapa perpara dhe do te jete gati per anetaresimin e plote ne BE. Basha nuk la menjane akuzat kunder kryetarit te opozites, Edi Rama, qe sipas tij me qellim per te mbajtur postin ne krye te PS-se, po vijon bojkotin dhe protestat e paargumentuara. Si dhe nuk po kontribuon aspak ne procesin e integrimit, perkundrazi po demton imazhin e vendit, me bojkotin e trilluar. Ministri i Brendshem, Basha ftoi edhe njehere ne emer te qeverise, qe Rama te kerkojne dhe realizoje transparence zgjedhore ne baze te Kushtetutes si dhe te respektoje ligjin per punimet ne sheshin "Skenderbej".
Zoti Basha, cfare shenoi dorezimi i pyetesorit ne Bruksel ne marredheniet mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian?
Procesi i anetaresimit te Shqiperise ne BE, ecen ne disa faza. Kerkesa e qeverise vitin qe shkoi per aplikimin per statusin e vendit kandidat, eshte hapi i pare i cili vijoi me dorezimin e Pyetesorit nga ana e Shqiperise, pak dite me pare. Tashme eshte nje aplikim i hapur, fundi i te cilit dihet, eshte anetaresimi i plote i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Kryeministri me dorezimin e Pyetesorit, dorezoi se cfare perfaqeson Shqiperia sot. Pas dorezimit te ketyre pyetjeve, mund te kete pyetje shtese sic ka ndodhur me vendet e tjera. Por me marrjen e statusit te vendit kandidat, hapen procedurat per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Dhe realizohen parashikimet qe brenda vitit 2013 Shqiperia duhet te kete perparuar shume dhe te jete gati per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Ka nje opinion ne qarqe te ndryshme politike, se Bashkimi Evropian perfaqeson edhe nje klub te vendeve te krishtera, mendoni se kur vjen puna per vleresimin e Shqiperise do te kete vonesa?
Keshilli i Evropes na ka mbeshtetur shume ne realizimin e mjaft projekteve. Rrjedha e ngjarjeve ka treguar se kur Shqiperia tregon vullnet per te punuar, ka gjetur te njejtin vullnet nga Bashkimi Evropian, Keshilli i Evropes, etj. Une hedh poshte cdo pretendim dhe cdo aludim tjeter. Zhvillimet e fundit tregojne se rrjedha e integrimit te Shqiperise ne BE, eshte shpeshtuar dhe aspak ngadalesuar.
Ne 21 prill do te ngrihet nje nenkomision per Shqiperine, cfare do te thote kjo?
Nenkomisioni eshte nje privilegj qe u jepet vendeve qe avancojne ne rrugen e integrimit. Eshte nje avancim i marredhenies parlamentare mes vendeve. Qellimi i kesaj marredhenieje me te ngushte, eshte nje nderveprim dhe nje dialog me intensiv mes Shqiperise dhe BE-se. Dialogu behet me i shpeshte, ky nenkomision do te zhvilloje takime dy here ne vit. Ndersa vendet e tjera qe nuk kane avancuar sa ne e bejne kete takim nje here ne vit.
Pavaresisht kesaj nga Evropa ka nje lloj shqetesimi per situaten politike ne Shqiperi, do te ndikoje kjo situate ne procesin e integrimit?
Situata e krijuar nga bojkoti i pajustifikuar e opozites, ka nje impakt jo pozitiv si per imazhin e vendit ashtu edhe ne proceset integruese. Por sic keni vene re, asnje dite, asnje cast ne nuk kemi ndaluar punen tone, drejt procesit te integrimit. Evropa i cilesoi zgjedhjet tona si nje test plotesisht i kaluar per vendin tone. Tashme kriteri kryesor per shpejtesine e levizjes drejt integrimit eshte cilesia e informacionit te marre nepermjet pergjigjeve te Pyetesorit. Ka nje ndergjegjesim per situaten politike dhe ka nje shtytje per permiresimin. Por BE ka nje vizion kushtetues per kete ceshtje, pro parimeve te ndarjes se pushteteve dhe zbatimit te Kushtetutes, nga e cila duhet te vije zgjidhja. Ajo qe ne kemi bere si maxhorances eshte transparence e plote e ofertes sone per opoziten. Kjo oferte eshte e njeanshme, pasi eshte bere para se te kerkohej nga opozita. Nje komision hetimor parlamentar me shumicen qe t'i takoje opozites dhe kryetari te jete i opozites, qe te hetoje zgjedhjet me transparence te plote. Por ne nuk mund te japim ate qe se kemi, pushtetin gjyqesor. Vendi i ka te gjitha procedurat per transparence duke nisur nga Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Venecias dhe opozita nuk e zgjedh kete te drejte. Ajo cka po ben opozita nuk mund te quhet jete parlamentare. Per te ruajtur mandatin opozita u fut dhe merr pjese vetem ne ceshtjet e debatit, pa votuar projektligje apo diskutuar per to. Opozita nuk ka asnje argument te vlefshem per rolin e saj. Edi Rama, duke e mbajtur vemendjen e institucioneve te PS tek kjo ceshtje pra hapja e kutive te votimit, ai arriti te rizgjidhet pavaresisht humbjes ne zgjedhje dhe statutit te tij, te vijoje me sukses ne krye te PS-se ne vend qe te largohej ashtu sic ia percakton edhe statuti. Kjo sjellje i sherben vetem ceshtjes se tij te qendroje me cdo kusht ne krye te Partise Socialiste.
Edi Rama i beri dje thirrje njerezve per mos bindje civile nese situata nuk ndryshon, si e vleresoni kete?
Cdo te thote kjo? Mos bindje civile eshte qe qytetaret e Tiranes, mos t'i binden Bashkise se Tiranes, policise bashkiake, administrates se saj? Cfare do te thote kjo. Edi Rama ka kontradikta ne deklaratat qe ben vet. Ai nuk do te bashkepunoje me maxhorancen dhe qeverine per ceshtje te rendesishme si integrimi i vendit, liberalizimi i vizave apo edhe ndertimi i sheshit te Tiranes. Maxhoranca nuk e pengon hetimin aspak, eshte ceshtje kushtetuese. Kodi Zgjedhor i votuar nga Rama ka percaktuar rregulla te sakta. Opozita duhet te luaje rolin e saj brenda Parlamentit, jo te vijoje me kerkesa imagjinare.
Per sa i perket ceshtjes se vizave, a kishte ndonje kritike per mos realizimin e kritereve nga pala shqiptare?
Vleresimi per liberalizimin e vizave do te jete pozitiv, sepse ne i kemi permbushur te gjitha kriteret e kerkuara. Realizuam kontrollin e plote te kufijve, prodhimin e dokumenteve biometrike te identifikimit, luften kunder korrupsionit, droges, qenieve njerezore etj, duke mundesuar zhvillim brenda nje kohe shume te shkurter. Mund te them se eshte nje revolucion i vertete ne kuader te plotesimit te kushteve per liberalizimin e vizave. Jo vetem qe ne e realizuar kete proces, por e tejkaluam ate qe vende ne zonen e shengenit ende nuk e kane. Jam absolutisht i bindur si Minister i Brendshem qe jo vetem qe plotesuam kushtet por ecem shume perpara. Ndaj ajo qe presim eshte liberalizimi i vizave. Nese Komisioni do ta dorezonte raportin ne dy javet e para te majit, atehere vendimi per liberalizimin e vizave brenda pushimeve te veres. Informacioni me i fundit eshte qe nje gje e tille do te ndodhe nese jo brenda korrikut, ne muajt shtator- tetor. Pra qe shqiptaret te levizin pa viza, por vetem me pasaporta biometrike ne vendet shengen. Vendimmarrja pozitive nga komisioni pritet brenda gjashte mujorit te pare te ketij viti, cka eshte edhe angazhimi yne. Por pastaj priten formalitetet dhe une them se 1 janari i vitit qe vjen do t'i gjeje shqiptaret, te levizin lirisht ne hapesiren shengen.
Si e vleresoni projektin e Bashkise se Tiranes per ndertimin e sheshit "Skenderbej"?
Ne gjykimin tim eshte e domosdoshme qe procesi te jete transparent dhe ligjor. Ka nje kuader legjislativ qe rregullon sheshin e Tiranes dhe bulevardin. Ky kuader ligjor eshte miratuar kur Edi Rama ishte Kryetar Bashkie dhe Ilir Meta kryeminister. Ka per qellim ruajtjen e vlerave te Tiranes dhe nuk ka pse shkelet me te dy kembet, nga i njejti person qe e propozoi. Qeveria dhe Ministria e Brendshme ne vecanti ka vullnetin e plote te bashkepunoje me Edi Ramen ne funksion te se mires se qytetareve te vendit. Rama eshte i vetedijshem. Por eshte e domosdoshme qe cdo hap qe hidhet te jete ne perputhje te plote me ligjin se vetem kjo mund te garantoje nje proces transparent dhe jo interesa qe merren peng nga axhenda klienteliste apo politike.
Kur flasim per Tiranen nese do te kete propozim nga PD, do te kandidoni ne krye te Bashkise se Tiranes?
Aktualisht te gjitha energjite e mia jane ne ekzekutimin e detyres si deputet dhe Minister i Brendshem. Eshte heret te mendohet per kete. Nje gje e tille do te diskutohet kur te zhvillohen pergatitjet per zgjedhjet e pushtetit vendor.