Akademia e Yjeve Blute kunder te bardheve…
Ka filluar te ndihet edhe me e forte konkurrenca ne shtepine e “Akademise se Yjeve”. Ndarja ne skuadra diten e marte pasdite, e te gjithe te rinjve pretendente ne shtepi ka sjelle nje fryme te re sfide qe I ka perfshire te tere. Dy grupe rivale, skuadra e bardhe dhe ajo blu, jane tashme zyrtarisht te ndare. Ne skuadren e pare bejne pjese Sara, Dafina, Vilzana, Branmiri, Endri, Fatjola dhe Marinela, nderkohe qe me ngjyren blu jane pozicionuar Ornela, Arisa, Enedio Albi, Andri, Gureldi, Rebeka dhe Sandiola. Pas ndarjes shume nga konkurentet kane shprehur opinionet e tyre per pjestaret e skuadres se tyre por dhe jane fokusuar per te gjetur pikat e dobta te skuadres rivale. Deshira per te qene te paret dhe per te mbizoteruar ne shtepine e Akademise se Yjeve ka bere qe te rinjte qe punojne per te krijuar nga nje himn per skuadrat perkatese. Me te angazhuar kane qene grupi blu, te cilet te nxitur nga konkurrenti per kanto, Albi kane ideuar dhe nje kenge te shoqeruar me nje koreografi, per te fituar mbi kundershtaret. Nderkohe qe ne kampin e te bardheve ndihet nje shperqendrim dhe nje mungese koordinimi dhe per kete fakt Dafina, nje nga pjesetaret e grupit te kantos i eshte ankuar Branimirit madje dhe ka qare.
Sara xheloze per Rebeken?
Ujerat kane filluar te turbullohen ne shtepine e Akademise se Yjeve per Saren dhe Andrin. Arsyeja duket se eshte pikerisht nje vajze, Rebeka konkurrentja per balet nga qyteti i Korces. Afrimiteti qe Andri ka krijuar me Rebeken duket se nuk i ka shkuar shume per shtat Sares, e cila sipas djalit nga Lezha po nderhyn gjithmone e me teper ne jeten e tij personale. E pikerisht kjo lloj nderhyrje ka shkaktuar nje diskutim shume te zjarrte, mes Sares dhe Andrit, diten e merkure paradite ne kopshtin e shtepise. E gjitha ka nisur nga nje bisede e Gureldit me Andrin, ku ky i fundit i ka rrefyer mikut te tij se Sara eshte gjithmone e pranishme ne situatat ku ai ndodhet me Rebeken dhe se kjo gje e bezdis shume. Gjithashtu ai I thote Gureldit qe eshte perpjekur qe t’i beje te kuptoje Sares se ai nuk eshte I interesuar per te dhe ndjen per dike tjeter. Gureldi i thote qe te kete guxim dhe t’ia thote ne sy dhe shume qartesisht. Mundesia e Andri per te foluar me Saren ne lidhje me shqetesimin e tij, vjen pak momente me vone kur ne kopsht shfaqet kengetarja nga Gjirokastra. Andri menjehere perpiqet te sqaroje situaten e krijuar mes tyre duke I thene qe ai ndjen dicka per Rebeken dhe ajo nuk i intereson. Sara duket shume e habitur nga reagimi i Andrit dhe pretendon se nuk ka bere asgje per t’i dhene atij te kuptoje se ka nderhyre ne marredhenien e tij me Rebeken. Diskutimi ndizet dhe te dy konkurrentet te acaruar perpiqen qe sqarojne pozicionin e tyre, por debati nderpritet sepse te dy konkurrentet duhet shkojne te punojne ne palestren e baletit. Dy konkurrente kane patur rastin te sqarohen ne oret e vona te nates kur Andri i ka kerkuar ndjese per menyren e te folurit, pasi ai ishte nervozuar me shume se c’duhej.
Letra e mamase se Rebekes, afron balerinet
Rebeka dhe Andri, dy balerinet e skuadres blu, te perfolur per nje lidhje te mundshme mes tyre kane gjetur me ne fund nje moment relaksi per te folur mes tyre. Ne mesditen e dites se enjte, Andri dhe Rebeka, te ulur ne kopsht duke vezhguar shiun qe binte ne pishine, kane folur per ate cfare po iu ndodh.
Pas disa momenteve Rebeka eshte shkeputur per te shkuar ne dhomen e rrefimit, ku e priste nje surprize. Mjaft e emocionuar ajo ka vene re ne kolltukun e madh te dhomes se rrefimit disa dhurata, fotografi dhe nje leter qe ia kishte derguar e ema. Rebeka ka lexuar me ze letren, ku e ema i bente thirrje per te mbledhur forcat e per te vazhduar perpara, qe te fshinte nga portreti i saj trishtimin dhe merzine e te mos binte pre e kurtheve te me te medhenjve ne shtepi. Pas disa shkeputjeve mes paragrafeve, pa mundur t’i ndale lotet, Rebeka ka lexuar ne fund te letres edhe nje paragraf qe ia shkruanin shoqet e saj, duke i theksuar se ajo eshte me e mira e qe duhet te ece ne rrugen qe eshte...
Pas leximit te letres Rebeka ka nxituar t’ju rrefeje per surprizen mikeshave te saj qe ishin en dhomen e gjumit, e me pas ajo ka shkuar ne kopsht ku e priste Andri, te cilit, i ka treguar se eshte prekur shume nga letra qe e ema i ka derguar dhe se per keshillat qe ajo i jepte ne lidhje me personat me te medhenj ne shtepi. Andri kurioz e ka pyetur Rebeken se cfare i thoshte nena e saj ne lidhje me te, por ajo i eshte pergjigjur se per te nuk i ka thene gje. Kembengules Andri ka vijuar ta pyes dhe Rebeka ia ka kthyer me nje batute. “Te ben shume te fala”, i ka thene ajo me buzeqeshje nderkohe qe djali gazmor nga Lezha nuk ka humbur rastin per t’i kthyer batuten vajzes dhe publikisht i ka shprehur afeksionin per cdo njeri qe i qendron prane Rebekes. “Puth fort mamin e Rebekes”, ka thene ai duke i rrembyer nje buzeqeshje dhe me pas nje perqafim balerines nga Korca.