E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Brichambaut OSBE asistence te cmuar per Shqiperine

Lulzim Basha takon Marc Perrin de Brichambaut

Tirane 28 shkurt 2011 NOA 8211 Ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut vleresuan ecurine e deritanishme te projekteve te mbeshtetura nga OSBE ne Shqiperi. Ministri Basha gjate bisedes me zotin de Brichambaut evidentoi asistencen e cmuar teknike te OSBE-se per modernizimin e sherbimit te Gjendjes Civile dhe per Regjistrin Kombetar Elektronik te Adresave si dhe kontributin e vazhdueshem te OSBE-se per modernizimin dhe trajnimin me praktikat me bashkekohore europiane te policise shqiptare.

Ne kete kontekst ministri i Brendshem informoi sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se per certifikimin e 16 oficereve te policise si instruktore policore nderkombetare te cilet do te asistojne ne trajnimin e policise afgane.

Ministri Basha e informoi gjeresisht zotin de Brichambaut per rezultatet e arritura ne luften kunder krimit te organizuar kultivimit dhe trafikimit te narkotikeve dhe trafikimit te qenieve njerezore.

Tashme kemi kaluar ne nje faze tjeter te rendesishme te luftes kunder krimit te organizuar ate te identifikimit dhe konfiskimit te aseteve kriminale i tha perfaqesuesit te larte te OSBE-se Ministri.

Basha foli edhe per nismen e Shqiperise ne kuader te MARRI-t per konkretizimin e nje Shengen-i ballkanik qe do tu mundesoje levizjen e lire qytetareve te vendeve te rajonit vetem me dokumente identifikimi.

Sekretari i Pergjithshem i OSBE Marc Perrin de Brichambaut vleresoi progresin e Shqiperise ne luften kunder krimit te organizuar dhe te gjithe formave te kriminalitetit dhe shprehu mbeshtetjen e OSBE per zbatimin e ligjit per identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale.

De Brichambaut shprehu mbeshtetjen e plote per vijimesine e projekteve te OSBE-se ne Shqiperi ne te gjitha fushat e bashkepunimit dhe po ashtu edhe per rajonalizimin e pervojes se Shqiperise per kontrollin e kufirit blu nepermjet Qendres Nderinstitucionale Operacionale Detare.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeMinistri Basha Videosurvejimi i Tiranes ndihmon sigurine publikeertifikohen 41 oficere Basha Hap historik per policine LidhjeLulzim Basha takon Marc Perrin de Brichambaut Ministri i Brendshem Lulzim Basha OSBE asistence te cmuar teknike OSBE mbeshtet vijimesine e projekteve Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›