E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami-Brichambaut Do mbeshtesim sigurine globale

Forcat e armatosura shqiptare

Tirane 28 shkurt 2011 NOA 8211  Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut u takua sot edhe me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Dy zyrtaret diskutuan per procesin e demontimit te municioneve te teperta si dhe kontributin qe Shqiperia jep per sigurine e paqes ne rajon dhe bote si anetare e NATO-s.

Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se de Brichambaut pergezoi punen e bere deri tani ne drejtim te demontimit te municioneve te teperta te mbetura nga regjimi komunist.

Une ju pergezoj per punen e mrekullueshme qe keni bere ne drejtim te asgjesimit dhe demontimit te municioneve te teperta pasi ky eshte nje proces i veshtire qe kerkon shume pune dhe angazhim te madh. Ju keni realizuar dhe po ia dilni me sukses te demontoni nje sasi te konsiderueshme te lendeve plasese dhe te rrezikshme dhe une ne emer te OSBE-se ju pergezoj ne kete drejtim. Gjithashtu dua te vleresoj marredhenien e shkelqyer qe ka Shqiperia si nje vend anetar me te drejta te plota ne NATO me vendet e tjera te rajonit por ne vecanti edhe me vendet e tjera te Aleances se Atlantikut te Veriut u shpreh de Brichambaut.

Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se u ndal edhe ne kontributin qe Forcat e Armatosura po japin ne Afganistan ne kuader te sigurise dhe paqes atje.

Shpreh mirenjohjen dhe respektin tim te vecante per kontributin qe FA Shqiptare japin ne Afganistan duke u bashkangjitur perkrah aleateve te tyre tha ai.

Ministri Imami duke e falenderuar Sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se per mbeshtetjen dhe perkrahjen qe po i japin gjithnje e me shume vendit tone tha se Sigurisht Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes do te vazhdojne te mbeshtesin edhe me tej sigurine globale me trupa paqeruajtese duke kontribuar per te siguruar stabilitetin dhe paqen ne rajon dhe ne mbare boten.

Imami garantoi se Ministria e Mbrojtjes dhe FA-te jane te vendosura qe perkrah demontimit te municioneve proces ky i cili do te perfundoje deri ne vitin 2013 qe ti kushtojne nje vemendje te madhe edhe sigurise se paqes duke derguar ne vendet e kercenuara nga terrorizmi trupa paqeruajtese dhe luftarake.

Ne perfundim te kesaj vizite dy zyrtaret shkembyen dhurata simbolike ndermjet tyre ndersa Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se de Brichambaut la nje mesazh mjaft domethenes ne librin e pershtypjeve te MM-se.

Neser Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut se bashku me delegacionin qe e shoqeron do te zhvilloje edhe nje vizite ne Uzinen e Lendeve Plasese ne Mjekes Elbasan ku do te shohe nga afer punen dhe instalimin e linjave te reja per demontimin e municioneve ne ULP Mjekes ne Elbasan.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjedemontimi i municioneve forcat e armatosura mbeshtesin sigurine globale Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Sekretari i Pergjithshem i OSBE

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›