E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Do pres deri në numërimin e votës së fundit

Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë një konference për media pak minuta pas mesnate, ku theksoi se “edhe pjesa e dytë e procesit, numërimi i votave, duhet të ecë mbarë dhe në përputhje me ligjin e Kushtetutën”.

“Pjesëmarrja rekord në votime, exit pollet dhe sondazhet paszgjedhore më japin arsye të forta për të qenë i inkurajuar, por duhet të respektojmë procesin deri në fund”, tha Basha. “Autoritetet përgjegjëse kanë fjalën e fundit, ne nuk mund të dalim mbi to dhe unë jam i vendosur të pres deri në numërimin e votës së fundit”.

Kandidati demokrat e cilësoi procesin e votimit të ditës së diel si të ndershëm, demokratik dhe të qetë, duke i bërë thirrje palës kundërshtare t’i njohë zgjedhjet. “Procesi ishte transparent, u zhvillua në një klimë të qetë, të ndershme dhe ligjore. Në fund, secila palë duhet të pranojë rezultatin, në mënyrë që të përmbyllim me sukses një ditë të rëndësishme për Tiranën dhe Shqipërinë”, u shpreh Lulzim Basha.

/Start/

                                                                                             2011-05-09 00:14
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›