Vijon numërimi në Tiranë, kryeson Edi Rama

Vijon ende procesi i numërit të votave në kryeqytet ku deri më tani kryeson kandidati i PS-së Edi Rama.
Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 4712 vota kundrejt rivalit të tij Lulzim Basha i cili ka marrë 4085 vota dhe Hysni Milloshi ka marrë 52 vota.