E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Duam programin në rrugë zyrtare. Nuk mund të nëpërkëmbni opozitën

bashaaaaa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti sërish pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie se ata kërkojnë tu vihet në dispozicion programi i qeverisë së re.

Basha tha se opozita nuk mund të nëpërkëmbet.

Uroj që procesi të vendosët në binarët kushtetues duke filluar me depozitimin kushtetues të programit, që nuk ka ndodhur akoma. Maxhoranca duhet ta kuptojë se përgjegjësitë e saj janë përtej shfaqjes mediatike.

Programi të në vihet në dispozicion nga Kuvendi në mënyrë kushtetuese, pas kësaj të përgatitemi për debat serioz gjithëpërfshirës e transparent.

Për këtë jemi të gatshëm të ushtrojmë përgjegjësitë në Kuvend si opozita shqiptare, sikundër përsëris se akti i djeshëm është precedent jo premtues dhe se opozita është e vendosur për të mos lejuar nëpërkëmbjen e të drejtave themelore të saj dhe të shqiptarëve që përfaqëson e të mos pranojë kulturën e vjetër të arrogancës, apo përpjekjes për ti mbyllur gojën që në rastin e parë, tha Basha.

Qëndrimi ynë i djeshëm, i prerë për të denoncuar këtë qëndrim të mazhorancës si në formë dhe në përmbajtje, këtë fillim jo të mbarë nga mazhoranca e re, ishte në mbështetje të aspiratave të qytetarëve për një ndërveprim transparence dhe në respekt të Kushtetutës së vendit. PD-ja dhe aleatët e saj mbrojtën parimet e shenjta të transparencës dhe të llogaridhënies parlamentare, vijoi Basha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›