E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot prezantohet programi i qeverisë, pas dy ditësh bëhet debati. A është ky kompromisi?

programi-qeverise-reLulzim Basha u shfaq përpara kamerave për të thënë se ishte presioni i opozitës që solli shtyrjen e seancës së Kuvendit.

Basha, dukshëm më i qetë se një ditë më parë, tha se megjithatë ata nuk do tolerojnë nëpërkëmbjen e opozitës.

Deklaratat e tij u bënë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Mësohet se aty është diskutuar në lidhje me programin e qeverisë.

Kompromisi duket se është arritur pasi në seancën e sotme vetëm do të paraqitet programi i qeverisë, ndërkohë që pas dy ditësh do ketë një tjetër seancë për të diskutuar në lidhje me programin.

Në këtë mënyrë opozita do ketë në dispozicion kohën e nevojshme për tu përgatitur për debat./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›