Basha: Edi Rama pas akuzave per Durres-Kukes

Duke folur ne nje konference per shtyp, ish-ministri i Transporteve ka deklaruar se gjithcka qe po behet ndaj tij ka si shenjester rrugen Durres-Kukes, te cilen sipas tij PS nuk do qe te ndertohet.
“Edi Rama kur pa se rruga nisi te ndertohej nisi sulmin e eger ndaj projektit te shekullit. Ky pinjoll i denje i Koci Xoxes mori detyren per te cenuar rrugen duke perdorur mercenaret e tij dhe akuzat brenda prokurorise u moren nga zyra e Edi Rames”, ka pohuar Basha.
Shefi i diplomacise shqiptare, i cili nga prokuroria vleresohet si i pandehur, ka shprehur gatishmerine e tij per t’u perballur me ligjin, nderkohe qe ka akuzuar Prokurorine e Pergjithshme se ka shkelur ligjin pas vendimit te gjykates per pezullim te hetimeve.
“Une do t’i pergjigjem ligjit nji me nji, por dua te theksoj se Prokuroria e Pergjithshme ka shkelur ligjin pas vendimit te gjykates qe urdheroi mbylljen e hetimeve. Megjithate, per cdo veprim te prokurorise ne do ndjekim anen ligjore”, ka theksuar Basha.