E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Eliza Dushku ambasadore nderi e Tiranes ne bote

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka pritur sot në mesëditë, aktoren e njohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të një dokumentari që do të zhvillojë për të promovuar vlerat artistike, kulturore dhe turistike të vendit tonë.

Pas takimit, në një prononcim për mediat, Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se “Eliza Dushku do të jetë ambasadore nderi e Tiranës në botë, e ngarkuar për artet, kulturën dhe turizmin.”.

“Jam i lumtur që Eliza ndodhet në Tiranë. Takimi shkoi mirë, është mundësi e jashtëzakonshme. Jemi të lumtur, se me anë të ndihmës së saj, të vendosim Tiranën në hartën turistike të botës”, tha kryebashkiaku Basha.

Ndërsa në fjalën e saj aktorja Eliza Dushku u shpreh e kënaqur për këtë vizitë dhe deklaroi se turin e saj nëpër Shqipëri do e fillojë nga Korça ku do të paraqitet dokumentari për promovimin e turizimit për vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›