E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prapaskenat e Kadri Hazbiut në Konferencën e Tiranës

Pamje nga gjyqi i Kadri Hazbiut

Ka qenë fundi i janarit 83, kur në seancat hetimore ndaj Kadri Hazbiut është zbuluar një fakt i panjohur më parë: Në vitet 54-57, Sigurimi i Shtetit ka ndërprerë veprimtarinë agjenturore kundër Jugosllavisë!

Gati 30 vjet më vonë, kjo ngjarje, me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare, siç cilësohej për kohën, artikulohej si akuzë për njeriun që në atë periudhë ka pasur detyrën e ministrit të Brendshëm. Grupi i hetuesve pretendon se ka siguruar prova që  këtë urdhër e ka dhënë Kadri Hazbiu. Madje, duke e interpretuar më tej, njerëzit e akuzës bëjnë të njohur qëllimet që fshiheshin pas ndërprerjes së punës agjenturore me Jugosllavinë. Për ta, as më pak dhe as më shumë, kjo ka qenë një tradhti e hapur. I vëmendshëm ndaj akuzës, Kadri Hazbiu mohon në mënyrë kategorike të ketë qenë protagonist i kësaj sjelljeje që ka pasuar me jo pak andralla për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe për fatin e bashkëkombësve në Kosovë në veçanti, duke pohuar se ka qenë Enver Hoxha ai që ka orientuar për të spostuar Kundërzbulimin nga gjurmimi i UDB-së në përshtatje me koniunkturën politike të kohës, kur nga Beogradi nuk pritej ndonjë kërcënim real. Në procesverbalet që Panorama zbardh sot nga libri i studiuesit  Kastriot Dervishi, Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij, zbulohen arsyet e ndërprerjes së punës agjenturore ndaj UDB-së dhe stafit diplomatik deri në vigjilje të Konferencës së Tiranës, si dhe porositë e Enver Hoxhës për problemet që do ngrite kreu i Sigurimit në mbledhjen e ministrave të Punëve të Brendshme në Pragë.

27.1.1983
Pyetje: Nga të dhënat që kanë organet e Hetuesisë del se në vitet 19541956, kur ju keni qenë ministër i Punëve të Brendshme, është ndërprerë puna agjenturore-operative e organeve të Sigurimit në drejtim të veprimtarisë armiqësore të zbulimit jugosllav kundër vendit tonë. Na jepni shpjegime pse keni vepruar kështu dhe çpasoja kanë ardhur si rrjedhim i kësaj pune?
Përgjigje: Është e vërtetë se në këtë periudhë është ndërprerë puna agjenturoreoperative si jashtë shtetit dhe brenda kundër Jugosllavisë, ndërkohë që janë marrë një seri masash të tjera për përsosjen e regjimit të kufirit. Se kur kanë filluar këto masa dhe kur janë hequr, si dhe kur janë marrë të plota apo të pjesshme, unë nuk jam në gjendje të jap shpjegime të hollësishme. Për këtë të shihen dokumentet përkatëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por këto dokumente duhet të merren në tërësinë e tyre dhe në tekst të plotë. Këto masa janë marrë me orientim dhe miratim të K.Q të Partisë dhe me interesimin e Udhëheqësit të Partisë. Ato janë zbatuar nën kontrollin dhe drejtimin e Partisë, në organet e punëve të brendshme dhe Komiteteve të Partisë të rretheve nga vareshin këto organe, si dhe të aparatit të K.Q të Partisë. Prandaj, në qoftë se del nevoja për këtë problem, të shihen dokumentet e Partisë në qendër e në rrethe. Masat në fushën e zbulimit kanë konsistuar në ndërprerjen e veprimtarisë së grupeve që përdoreshin nëpërmjet kufirit; në heqjen e punëtorëve operativë dhe të rezidenturës nga Beogradi, si dhe të çdo lloji veprimtarie zbulimi në drejtim të Jugosllavisë. Po ashtu, me sa më kujtohet, u ndalua dhënia e strehimit politik për shtetasit jugosllavë, si dhe emigracionit politik jugosllav që ishte në Shqipëri, iu dha e drejta të riatdhesohej, po të dëshironte. Në fushën e Kundërzbulimit u ndërpre ndjekja e aktivitetit kundërrevolucionar me prirje jugosllave. Në këtë kontekst u rishikuan përpunimet, duke i diferencuar ato, u rishikuan kontingjentet, si dhe vlefshmëria e agjenturës së profilizuar në drejtimin jugosllav. Po ashtu, u ndërpre ndjekja dhe survejimi i përfaqësisë diplomatike jugosllave në Tiranë. Njëkohësisht, në strukturë u shkri drejtimi jugosllav dhe materialet iu shpërndanë sektorëve të tjerë ose u arkivuan, ndërsa ato që ishin pa vlerë, u asgjësuan. Kompleksi i këtyre masave janë rrjedhim i qëndrimit taktik që mbajti Partia dhe shteti ndaj Jugosllavisë në atë kohë duke e konsideruar një vend të demokracive popullore, sipas vendimit unanim të partive komuniste e punëtore që e cilësonin Jugosllavinë të tillë. Kjo ndërprerje e punës së organeve të Sigurimit të Shtetit ndaj veprimtarisë armiqësore të Jugosllavisë pati pasoja negative në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit në këtë drejtim, por këto pasoja ishin të parashikuara nga partia dhe ishin minimale, në krahasim me interesat e mëdha politike që kishte partia me këtë qëndrim taktik, për të mos mbetur vetëm në lëvizjen komuniste për këtë problem, për të mos u prishur me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e demokracisë popullore kur me ta, veç interesave politike, na lidhnin edhe interesa të mëdha ekonomike e ushtarake dhe kur nuk ishte përgatitur akoma opinioni i brendshëm i partisë dhe i popullit për një betejë kundër të gjithëve. Masat për të cilat bëhet fjalë në këtë proces janë zbërthyer nga unë në Ministri, në disa raste me kuadrot kryesorë të Sigurimit të Shtetit. Një gjë e tillë është bërë edhe në raportin analitik të vitit 1955. Me sa duket, këshilltarët sovjetikë nuk ishin të kënaqur nga marrja e këtyre masave dhe kryekëshilltari sovjetik, Grebenik, kishte ngritur para udhëheqjes së partisë se marrja e masave vete ngadalë dhe se në këto rrethana ata nuk mund të jepnin këshilla për veprime kundër Jugosllavisë. Mbi këtë bazë, unë i kam raportuar udhëheqësit për masat e marra, të cilat ai i gjeti të drejta dhe dha porositë e rastit. Mbi këtë bazë është bërë mbledhje me kuadrot kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më vonë për këtë problem ka ardhur si i deleguar i Komitetit Qendror tradhtari Mehmet Shehu (Në vitin 1956).

28.1.1983
Pyetje: Dje, ju i pandehur shpjeguat rrethanat në të cilat u ndërpre puna zbuluese dhe kundërzbuluese kundër Jugosllavisë në vitet 19541956. Na thoni si u realizua ky veprim me agjenturën e Zbulimit dhe të Kundërzbulimit dhe cilat masa u morën më parë e u hoqën më parë?
Përgjigje: Në fillim, në vitin 1954, është ndërprerë aktiviteti i zbulimit kundër Jugosllavisë. Se kur ka rifilluar ky aktivitet më vonë, duhen parë dokumentet përkatëse, sepse mua nuk më kujtohet koha. Agjentura e zbulimit nuk mund të përdorej kundër Jugosllavisë, por kundër çdo lloj aktiviteti tjetër armiqësor që mund të vinte nëpërmjet Jugosllavisë dhe emigracionit reaksionar në Jugosllavi. Megjithatë, edhe kësaj agjenture nuk i ndërpriteshin mundësitë. Sidoqoftë, kjo agjenturë u orientua që ne nga Jugosllavia nuk prisnim ndonjë rrezik dhe se ajo konsiderohej si vend i demokracisë popullore. Për sa i përket agjenturës së Kundërzbulimit, shpjegimet i kam dhënë në procesin e djeshëm, por shtoj se këto masa, me sa kujtoj, janë zbatuar gjatë vitit 1956, deri pas Konferencës së partisë së Tiranës, ku u vërtetua qartë veprimtaria subversive e jugosllavëve. Për sa i përket njerëzve që ndiqeshin nga organet e Sigurimit të Shtetit për veprimtari në favor të Jugosllavisë, në kuadrin e këtyre masave që u morën, ata duhet të neutralizoheshin nëpërmjet shpjegimit të përgjithshëm që bëhej nga partia për situatën e re të krijuar në marrëdhëniet me Jugosllavinë, nëpërmjet një diferencimi individual, sipas llojit të aktivitetit që kishin kryer, nga i cili mund të dilnin njerëz që duheshin këshilluar, siç ishin bazat e diversantëve, ata që zhvillonin agjitacion e propagandë ose kishin tendencë arratisjeje, por që ishin të shtresave tona. Forma e këshillimit përcaktohej rast pas rasti. Për të tjerët që ishin kompromentuar më rëndë dhe që nga origjina ose e kaluara nuk mund të pritej ndryshim i qëndrimit, është dhënë orientimi të vazhdojë përpunimi duke i ndërruar drejtimin, pa e cil

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›