E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Faleminderit per voten Rama me mire vone se sa kurre

Foto ilustruese Lulzim Basha takim me banore

Tirane 15 prill 2011 NOA- Kandidati i koalicionit Aleanca per qytetarin Lulzim Basha ne kuader te takimeve te tij elektorale eshte ndalur ne zonen e Alliasit per te prezantuar programin e tij si kryebashkiak.

Ashtu sikurse e ka thene vazhdimisht edhe banoreve te Alliasit Basha u ka premtuar punesim dhe rritjen e fuqise blerese.

Para ketyre banoreve ai ka prezantuar edhe kandidatin per minibashkine nr.4 Hysen Xhura duke thene se rruga e maxhorances do te ule taksat dhe do te hape 15 mije vende te reja pune.

Po ju them sot se per mua Lulzim Bashen problemi numer nje ceshtja numer nje do jete  punesimi dhe rritja e fuqise blerese. Do te mundesoj hapjen e 4 mije vendeve te reja pune  vetem nepermjet uljes se taksave. Une do ngre nje fond te vecante si fillim deri ne 20 milion euro dhe do bej te mundur qe nepermjet biznesit ne Tirane te gjenerohen edhe 6 mije vende te reja pune. Une jam i perkushtuar te nis menjehere ndertimin e Unazes se Madhe qe do te qarkoje qytetin tone si vepra me e rendesishme infrastrukturore e historise se Tiranes qe po ashtu do te jete si fronti me i madh i punes ku do te punesohen direkt mbi  5 mije qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe do te rihapet cikli dinamik i punesimit ne veprat publike. Plani im per punesimin mori para dy ditesh mori edhe voton e kandidatit tjeter per Kryetare Bashkie. Faleminderit per voten zoti Rama me mire vone se sa kurre deklaroi Basha.

Ai ka premtuar gjithashtu edhe permiresimin e infrastruktures rrugore dhe ka thene se do ti jepet fund abuzimeve me cmimet.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeQytetaret-Bashes Rruget e fushates me pare prishen se sa rregullohenBasha Brenda 6 muajve do hipotekohen pallatet e reja Basha- studenteve Bashkia hallka lidhese mes studenteve dhe tregut te punesJahjaga- de Marnhac EULEX i vendosur te ndihmoje KosovenArvizu takon Becaj elesi i se ardhmes se Shqiperise sistemi gjyqesor Lidhje15 mije vende pune falenderon Ramen Hysen Xhura lulzim basha me banoret e Alliasit prezanton kandidatin takim voten per punesim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›