Haxhinasto lobon ne Berlin per integrimin e Shqiperise

Edmond Haxhinasto
Berlin 15 prill 2011 NOA- Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne vijim te qendrimit te tij ne Berlin mori pjese ne takimin e keshillit NATO-Rusi dhe NATO-Ukraine.
Burime zyrtare nga ministria e Jashtme bejne me dije se ne sesionin NATO-Rusi Haxhinasto theksoi nevojen e bashkepunimit te NATO-s me Rusine ne te gjitha ceshtjet me interes te ndersjelle dhe pershendeti progresin e arritur deri me tani bazuar ne vendimet e marra ne Samitin e Lisbones.
Me tej ai theksoi rendesine e Keshillit NATO-Rusi duke vecuar bashkepunimin per mbrojtjen raketore zhvillimet ne Libi luften kunder terrorizmit dhe pershtatjes se nje Plani Veprimi ne kete drejtim.
Ndersa ne takimin e Komisionit NATO-Ukraine zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto theksoi rendesine qe Shqiperia i kushton procesit te reformimit te politikave te partneriteteve te Aleances. Ai vleresoi kontributin dhe mbeshtetjen e rendesishme qe Ukraina u ka dhene operacioneve te drejtuara nga Aleanca.
Shqiperia pershendet marrjen e kryesise se radhes se OSBE-se nga ana e Ukraines ne vitin 2013 dhe vlereson angazhimin e Kievit per tu konsultuar me Aleancen lidhur me prioritetet gjate kryesimit te saj deklaroi kreu i diplomacise shqiptare.
Gjate punimeve te Ministerialit te NATO-s ne Berlin Haxhinasto zhvilloi disa takime me homologet e vendeve te NATO-s si dhe vendeve partnere qe jane te angazhuara me Libi Afganistanin etj.
Rritja e bashkepunimit midis vendeve dhe integrimi i Shqiperise ne BE ishte ne qender te takimeve te kryediplomatit shqiptar.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeHaxhinasto Partneriteti strategjik NATO-BE i rendesishem per ShqiperineHaxhinasto Zhaneta Prifti do te fitoje garen ne Erseke program kunder varferiseHaxhinasto ne Berlin merr pjese ne ministerialin e NATO-sMinistri Haxhinasto per 2 dite i pranishem ne takimin e NATO-s ne BerlinArvizu Duam zgjedhje transparente varet integrimi Lidhjeedmond haxhinasto integrimi i Shqiperise merr pjese NATO-Rusi dhe NATO-Ukraine ne ministerialin operacionet e drejtuara nga aleanca