E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Fituam betejën më të madhe, u dëgjua zëri i qytetarit

Në daljen e parë për mediat, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kandidati i PD-së për Tiranën Lulzim Basha, deklaroi se beteja më e madhe është fituar, kjo për të dëgjuar zërin e qytetarëve, në respekt të ligjit dhe të kushtetutës.
 

“Para pak orësh, Kolegji Zgjedhor mori një vendim duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, për të numëruar çdo votë. Në pritje të certifikimit përfundimtar dhe në respekt të tij, dua t’ju them se sot, jam shumë i lumtur sepse ka patur një motiv, dëgjimin e zërit të qytetarit.
 

Më vjen shumë mirë që çdo votë u numërua e rregullt, sipas ligjit dhe kushtetutës dhe me një transparencë të admiruar deri më sot. Kjo është fitorja më e madhe”, tha më tej Basha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›