Pranga efektivit të policisë, akuzohet për mitmarrje

Një efektiv i policisë Bashkiake të Tiranës është vënë në pranga mbrëmjen e sotme me akuzën e mitmarrjes.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës, konfirmuan arrestimin e efektivit të policisë Bashkiake, Agron Doçi. Ky i fundit kryente detyrën e Inspektorit të Policisë Bashkiake në zonën e Bllokut, ku akuzohet se u merrte 10 deri në 20 mijë lekë lokaleve pa kasë fiskale.
Materialet i kanë kaluar për ndjekje Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë.