Basha: Jam i sigurtë për fitore por do pres rezultatin
Kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha është shprehur optimist për një fitore në kryeqytet ndërsa shtoi se do të presë rezultatin final për të mos paragjykuar votën e qytetarëve.
Në një dalje publike, Basha duke falenderuar komisionerët për punën e palodhur i bëri thirrje atyre të vijojnë numërimin e votave deri në përmbylljen e procesit.
Më tej Basha theksoi se zgjedhjet treguan se demokracia po funksionon në Shqipëri ndërsa shtoi se ka ende shumë vota për tu numëruar që procesi të përfundojë në mënyrë të ndershme.
“Sytë e gjithë botës janë drejtuar drejt Shqipërisë. Le të ndihemi krenar për zgjedhjet që bëmë. Është koha të bashkohemi të gjithë rreth interesit të qytetarëve dhe rezultati të reflektojë vullnetin e tyre” theksoi Basha.