E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Numerimi te vazhdoje pa vonesa

Kandidati i Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha kërkoi që komisionerët të vazhdojnë pa vonesa dhe pengesa procesin e numërimit.

"Unë mbetem i sigurt në fitore, por asnjë kandidat nuk duhet të paragjykojë rezultatin pa u numëruar edhe vota e fundit", tha Basha, në një dalje për mediat të disa minutave më parë.

Sipas tij, ka ende shumë vota për t'u numëruar dhe vullneti i qytetarëve duhet të lexohet në mënyrë korrekte dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›