Basha: Kemi vizion të përbashkët me fondin shqiptaro-amerikan
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar se bashkia do të ketë një bashkëpunim konkret me fondacionin shqiptaro-amerikan falë vizionit të përbashkët për zhvillimin e qytetit.
Në një konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësues të këtij fondacioni, Basha theksoi se së shpejti Bashkia do të ketë një bashkëpunim konkret me fondacionin falë vizionit të përbashkëtët për zhvillimin e qytetit.
Kryebashkiaku bëri me dije se njohu përfaqësuesit e Fondit amerikan me 3 vizonet kryesore të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë nënvizoi se vlerat e përbashkëta janë një hap i mirë për bashkëpunimin dypalësh.
“I njoha me tri vizionet kryesore të Bashkisë, zhvillimin ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës, përmisimin e cilësisë së jetës dhe përmismin e qeverisjes. I njoha dhe me një numër projekteh të përbashkëta. Ramë dakort që vlerat tona janë të përbashkëta dhe ky është një hap shumë i mirë për të bashkëpunuar”,theksoi Basha.
Nga ana e tij Presidenti i fondacionit shqiptaro-amerikane Michael Granoff, u shpreh se qeveria dhe binezet duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të ardhurat e qytetarëve të kthehen në vepra të përbashkëta.
“Është një imazh shumë i mirë nga njëra anë shohim se Bashkia e Tiranës ka një projekt të fortë dhe fondi amerikan ëështë i përafërt me këtë vizon. Diskutimi më i gjatë është si të zhvendoset nga qëllimi më i mirë në fakt fusha me zhvillim më të mirë është parneriteti publik dhe privat. Ka ardhur koha që të kuptojmë se qeveria e vetme dhe biznesi nuk do i bëjnë të vetme, por duhet bashkëpunim që takstat e qytetarëve të jenë vepra të përbashkëta. Folëm për synimet dhe vlerat dhe orientuam skudrat tona të punojmë në mënyrë dinamike”,theksoi Granoff.