Bogdanoviç: Takimi me Tadiçin ishte konstruktiv

I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se takimi i presidentit të Serbisë Boris Tadiç me përfaqësuesit e komunave paralele të veriut të Kosovës, ishte konstruktiv.
Ai ka thënë se presidenti Tadiç ka kërkuar që të mundësohet liria e lëvizjes për misionet ndërkombëtare, sepse kjo garantohet me Marrëveshjen e Kumanovës, Rezolutën 1244 dhe gjashtë pikat e Ban Ki-Moonit.
Ndërsa, shton se shpreson se do të vazhdojnë bisedimet e përfaqësuesve të serbëve të veriut me KFOR-in dhe EULEX-in.