E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Rama donte t’i bënte hile opozitës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me strukturat e LSI-së së Shkodrës, duke kërkuar ndezjen e motorit të fushatës elektorale. Në fjalëne  saj ajo u shpreh se rezultati i zgjedhjeve do të jetë surprizë për Shkodrën, pasi sipas saj,  forcës politike që ajo drejton i janë bashkuar shumë socialistë që janë zhgënjyer nga PS-ja.

Ndërsa ka theksuar se “Edi Rama synoi me manovrat politike dhe me ndryshimet kushtetuese t’i bënte hile opozitës në këto zgjedhje, por ka për ta ngrënë vetë me atë e miratoi”. 

“Ta ndërrojmë këtë klasë politike. Zoti ju rujtë ju familjet tuaja. Për hirë të së vërtetës rezultati ka për të qenë surprizë në Shkodër. Ka për të qenë surprizë dhe për fatin tonë të madh të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës që Edi Rama ka bërë që mendoi se t’i bënte hile, por në fakt ka për ta ngrënë vetë, më vjen shumë keq për të dhe për socialistët e vërtetë”, tha Kryemadhi. “Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe socialist, sot jemi të gjithë bashkë.  Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze”, tha Kryemadhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›