Basha Kompensim pronareve te lulishtes se re

Bashkia e Tiranës ka rikthyer në hapësirë të gjelbërët, sipërfaqen e
tokës prapa Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, vendin e quajtur
dikur si gropa famëkeqe e Hajdin Sejdisë.
Punimet i ka vëzhguar nga afër kryebashkiaku Lulzim Basha i cili më pas ka dhënë dhe një prononcim për mediat.
I pyetur për zgjidhjen e situatës mes pronarëve të tokës e cila u kthye në lulishte, Basha ka deklaruar se ata do të kompensohen sipas ligjit pa dhënë afat se kur do të bëhet ky kompensim.
Kjo është hera e dytë që kryhen punime për mirëmbajtjen e lulishtes pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
Fillimisht pas mbylljes së gropës në vitin 2007, u premtua se kjo hapësirë do të ishte në funksion të qytetarëve por deri më sot ky premtim nuk u mbajt. Kryetari i bashkisë së Tiranës tha se përvec kësaj hapësire të gjelbërt, kryeqytetit do t'i shtohen dhe dy lulishte, njëra në zonën e njohur të Ali Demit dhe tjetra në rrugën Don Bosko.