E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi sot diskutimet me grupet e punës për programin qeverisës të Partisë Demokratike.

Basha theksoi se, korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Prandaj, nënvizoi ai, “lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar”.

“Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik”, theksoi Basha.

1 nga 10

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›