Basha: Kushtetuta e Shqipërisë është antikushtetuese!

Me kushtetutë në dorë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kushtetuta e Shqipërisë është antikushtetuese. “Kjo është me të vërtetë kushtetuta e republikës së Shqipërisë, por gjithçka tjetër këtu është jo vetëm pa lidhje me këtë kushtetutë por është antikushtetuese. Dhe ne nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese të ardhur me parat e krimit, me bandat me blerjen e votës me shpërdorimin e parave të tërmetit me keqpërdorimin e fatkeqësisë me shkatërrimin e fshehtësisë dhe lirisë së votës dhe këto janë citime të raportit të OSBE-ODHIR. Ne kemi ardhur këto të bëjmë gjithçka për ta çliruar Shqipërinë nga kjo skotë. Me gjithë respektin që kam për ato të paktë mes jush që nuk kanë lidhje me masakrën zgjedhore të 25 Prillit”, tha zoti Basha.
Në vijim Basha shtoi se kur e merr këtë në dorë kujdes, sepse të paketa janë faqet ku nuk janë shkruar rregulla që i keni dhunuar me vetëdije. “Keni dhunuar edhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese që keni bërë me 30 korrik. Vetëm për ta mbajtur pushtetin me dhunë me 25 Prill. Këtu është edhe parashikimi kushtetues që keni shkelur jo më pak se 2 javë më para kur ndaluat komisionin hetimor Beccheti. Ndonëse keni 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese. Ju nuk pyesni për kushtetutë, ju nuk pyesni për gjykatë kushtetuese, ju nuk pyesni për ligj, ju s’pyesni për njerzillëk, ju s’pyesni për njerëzit, ju s’pyesni për hallet e tyre. Ju keni vetëm hallin tuaj dhe për hallin tuaj jeni gati ti veni flakët këtij parlamenti dhe Shqipërisë. Nuk do ua lejojmë dhe do të digjeni vetë në flakën që keni ndezur”, tha lideri demokrat Basha.