E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Legalizimi do vijojë, nuk ka kthim pas sepse do Edi Rama

NDERTIME-C, RRUGA ME PALLATE TE LIQENI, NDERTIME TE LIQENI ARTIFICIAL,LIQENI ARTICIFIAL NDERTIMETTiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se nuk do të kthetë asnjë kthim pas sa u përket legalizimeve, ndërsa ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se nuk bëri asnjë gjë për legalizimet gjatë kohës që drejtonte bashkinë,

Në një takim me banorë të Paskuqanit, Basha tha se Rama nuk shtroi asnjë rrugë në zonat e banuara nga të ardhurit, por u çoi dhe fadromat për tua prishur shtëpitë.

Çoroditja e ish-kryetarit ka filluar të marrë përmasa epike. Pse flet për legalizimet dhe sa i besueshëm je, kur tek Bregu i Lumit çove fadromat dhe i kërcënove se do u prishje shtëpitë?! Kur qeveria bëri ligjin e legalizimeve, ti refuzove të merrje përgjegjësi si Bashki e Tiranës. Një rrugë nuk ua shtrove për 11 vjet. Unë, me përgjegjësi të plotë, ju deklaroj se për çdo banesë të qarkut të Tiranës, jo vetëm procesi i legalizimit do të ecë përpara dhe nuk ka njeri ta kthejë pas, por ju garantoj se procesi i legalizimit do të përfundojë dhe se unë personalisht do të kujdesem që qytetarët ti marrin tapitë e tyre, jo në zyrë por tua sjellë në shtëpi pushteti vendor. Ikën apo nuk ikën nga Shqipëria, këtë e di vetë, por nga politika do të nxjerrin më 23 qershor qytetarët demokratë dhe socialistë, për bojkotet, bllokimet dhe zullumet që u ke varur në qafë, plot 11 vjet- u shpreh Basha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›