Vullnetarët aksion në plazhin e Zvërnecit, apel për mjedis të pastër (FOTO)
Vlorë- Plazhi i Zvërnecit në Vlorë ishte ndalesa e rradhës e Korpusit të Vullnetarëve për largimin e mbetjeve në shenjë ndërgjegjësimi.
Mbi 100 aktivistë të moshave dhe profesioneve të ndryshme pastruan pjesën e parkut pranë TEC-it në zonën e Nartës në Vlorë.
Mbi dy orë aktivistët larguan mbetjet e parkut të prodhuara nga pushuesit dhe bizneset përreth, por të braktisura aty në mënyrën më të shëmtuar e të papërgjegjshme të mundshme.
Me mbështetjen e Raiffesisen Bank pjesa e parkut mori tjetër pamje, atë që duhet të ketë çdo ditë të vitit: Pa mbeturina!
Ndërkohë në prag lulëzimin e turizmit në këtë zonë vullnetarët shpërndanë qese nëpër çadrat e pushuesve në shenjë sensibilizimi që mbeturinat që do të krijojnë gjatë qëndrimit në plazhin e Zvërnecit ti hedhin në to e jo ti braktisin në plazh.
Korpusi Shqiptar i Vulnetarëve si lëvizja më e madhe mjedisore në vend do të vijojë aksionet e tij në zonat bregdetare e jo vetëm në përcjellje të mesazhit: Të bëhemi qytetarë duke mos ndotur mjedisin që na rrethon!
Dorina Bilbili/IDEA/
Vullnetarët pastrojnë plazhin e Zvërnecit, mesazhe për mjedis pa mbeturina
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 51