Basha Mbi punesimin per mua si kryebashkiak nuk ka asnje prioritet tjeter

Lulzim Basha te njesia nr.2
Tirane 13 prill 2011 NOA- Kandidati per bashkine e kryeqytetit i koalicionit Aleanca per qytetarin Lulzim Basha gjate dites se sotme u ndal ne njesine bashkiake nr.2.
Gjate takimit me banoret ai u angazhua per krijimin e vendeve te reja te punes ne Tirane dhe per uljen e taksave ndaj biznesit.
Basha beri te ditur se ne platformen e tij parashikohet decentralizim real per ta sjelle pushtetin vendor prane problemeve te qytetareve.
Ne kete minibashki ai prezantoi edhe kandidatin e kesaj njesie Elez Gjoza duke thene se kryetaret e minibashkive nuk do te kene me kompetence te vetme dhenien e certifikatave.
Se bashku me Gjozen ata perseriten angazhimin per punesimin uljen e taksave dhe mbrojtjen e konsumatoreve.
Taksat jane rritur nga viti ne vit por perseri Kryebashkiaku yne na thote se kjo ska lidhje me cmimet. Une them ka lidhje me cmimet do ti ulim taksat dhe do bejme normalizimin e cmimeve prioritetin tone numer nje u shpreh kandidati per qytetar te pare te kryeqytetit.
Me tej ai shtoi se Kryebashkiaku Rama shprehet se nuk ka lidhje me punesimin dhe duke kundershtuar kete deklarate ai u zotua se mbi punesimin per Lulzim Bashen Kryebashkiak nuk do kete asnje prioritet tjeter.
Ai u garantoi qytetareve se sapo te vij ai ne drejtim te Bashkise se Tiranes do punoje per te rindertuar kete lagje duke nisur me vleresimin e prones private ashtu sic duhet ne menyre te tille qe cdokush te perfitoje nga prona e tij.
Sipas tij kjo do behet ne menyre qe jo dikush ta shohe pronen ti kthehet ne flori dhe tjetri ta shohe ti kthehet ne balte.
Basha premtoi gjithashtu se projekti i tij do te perqendrohet ne ndertimin e kopshteve dhe shkollave te reja ne krijimin e infrastruktures rrugore si dhe ne krijimin e hapesirave te gjelbra ne Tirane.
Ndersa kandidati Gjoza deklaroi se arsyeja qe ai hyn ne gare jane pikerisht interesat e qytetareve madje u premtoi banoreve se kjo deklarate do te behet realitet sapo ai te vije ne drejtimin e minibashkise numer 2.
Elez Gjoza vjen nga radhet e Levizjes Socialiste per Integrim.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBasha Zhvillimi i lagjeve prioriteti imBasha me banoret e minibashkise nr.5 Taksat e infrastruktura shqetesimi i banoreve Basha Ulja e taksave per biznesin gjeneron 10 mije vende te reja puneBasha Unaza e Madhe gjeneron mbi 5 mije vende pune Hysni Milloshi- kryetari qe i duhet Tiranes Lidhjehapesirat e gjelbra infrastruktura kandidati i minibashkise nr.2 Elez Gjoza lulzim basha njesia bashkiake nr.2 prioritet punesimi