E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Mirënjohje SHBA për mbështetjen gjatë rrugëtimit tonë plot sprova

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha uroi sot pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që, sipas tij, shënoi një nga ngjarjet më domethënëse të historisë botërore, duke frymëzuar përmes vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave themelore, të qeverisjes për njerëzit.

Basha shkroi në rrjetet sociale se shqiptarët anembanë botës e kremtojnë këtë ditë historike me mirënjohje të thellë për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kombi amerikan na ka dhënë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë plot sprova si shtet dhe si komb.

Basha shtoi më tej se “jemi fatlumë që i kemi pasur në krah kur ekzistenca jonë u vendos në pikëpyetje, por edhe pas daljes nga makthi i diktaturës komuniste dhe SHBA zgjati dorën për të na nxjerrë nga ajo skëterrë duke na mirëpritur në bashkësinë e shteteve demokratike”.

SHBA feston sot 246-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›