Basha: NATO, firmosa bisedimet
Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi te premten se synimi i Qeverise shqiptare eshte pershpejtimi i procesit te bisedimeve dhe negociatave me Aleancen e Atlantikut te Veriut, per te cilen jemi plotesisht optimist, duke pasur parasysh edhe vullnetin e mire te Aleances. "Me daten 8 prill, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka derguar nje leter, ku ne vijim te vendimit te kryetareve te shteteve dhe qeverive te vendeve anetare te NATO-s, fton Qeverine e Shqiperise per te filluar bisedimet per Aderimin ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, bisedime te cilat do te cojne ne anetaresimin e Shqiperise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. Ne pergjigje te kesaj letre, kam firmosur dje dhe dergoj ne emer te Qeverise shqiptare pranimin zyrtar te fteses, dhe shpreh gatishmerine per fillimin e bisedimeve te Aderimit", konfirmoi Basha.