Basha Ndryshuam menyren e funksionimit te politikes
Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ne deklaraten per shtyp pas perfundimit te procesit te numerimit te votave eshte shprehur se duhet te pritet rezultati zyrtar dhe shtoi se nese fituesi do jete Rama do ta uroje ate. Keto zgjedhje jane te lira dhe te ndershme. Cilido qe te jete verdikti final i votuesve une do ta pranoj ate shpresoj qe edhe zoti Rama te beje te njejten gje pavaresisht nese marrim per baze burimet tona apo te pales tjeter te dy kandidatet ndahen me fare pak vota. Asnje nuk ka marre me shume se 50 te votave u shpreh Basha. Kandidati i PD-se u fokusua me shume tek ndryshimi i modelit te te berit fushate dhe ofrimit te alternatives per qytetaret. Ai tha se arriti qe te ndryshoi kete model duke vene te paret qytetaret dhe interesat e tyre.
Se bashku e ndryshuar menyren se si funksionon politika. Ne e vume ne funksion te zgjidhjes dhe jo te konflikti. Ne parashtruam idene e pergjegjshmerise para jush para qytetareve. Idene se askush nuk mund te udheheqe pa degjuar .Idene se secili duhet te jape llogari para jush. Kjo fushate ka ofruar nje model te ri per qytetin tone dhe per Shqiperine. Njerezit kane besim te kjo menyre. Kemi ndryshuar se cdo te thote te jesh qytetar i zgjedhur ka nenvizuar Basha.