E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të hapen kutitë

Atë që nuk e bëri për dy vjet më radhë, kryeministri Sali Berisha e kërkon tani, pas përfundimit të stërgjatur të numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Në një dalje publike, Berisha ka deklaruar se rezultati është shumë i ngushtë dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar që të hapen kutitë e Tiranës.

Ky vend ka një sistem shqyrtimi ankesash absolutisht ndër më seriozët dhe më të vlerësuarit, që ne nuk kemi pse të hedhim as hijen më të vogël të dyshimit. Në përputhje me ligjin e vendit KQZ është e detyruar të përllogarisë dhe të shpallë vetë atë rezultat që konfronton një për një të dhënat në procesverbalet e qendrave të votimit me të dhënat e talebave të komisioneve të zonave- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›