E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Nesër protesta për naftën, çmimi i lartë për shkak të taksave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komunikoi sot nëpërmjet një deklarate për mediet se nëpërmjet protestës së ditës së hënë për çmimin e naftës, me fikjen e 5 minutave të makinave, do të nisin protestat masive të opozitës. Sipas Bashkës, kur në botë ulet çmimi i naftës, në Shqipëri vetëm rritet, për shkak të taksave të qeverisë. Basha thekson se mbi 60% e çmimit për një litër naftë, shkon në xhepin e qeverisë.

“Do t’i dërgojmë një mesazh të qartë qeverisë së pushteti është një e mirë publike, se ky vend ka nevojë për një qeveri të dijshme që përkujdeset për fatet e qytetarëve, jo për një qeveri që zhvat paratë dhe shton ankthin e tyre. Nesër do të ndalojmë makinat për 5 minuta kudo ku jemi. Përmes protestës do t’i tregojmë qeverisë se nuk mund të luajë me fatet e njerëzve. Vetëm në Shqipëri shqiptarët nuk përfitojnë nga uljet e karburantit në tregun ndërkombëtar. Protesta e nesërme është vetëm hapja e një pranvere protestash të pandalshme masive”, deklaroi Basha, I cili shtoi se qeveria ka rritur 2 herë në dy vitet e fundit çmimin e qeverisë.

Aktualisht në Shqipëri çmimi i naftës është 165 lek për litër, më shtrenjtë krahasuar me rajonin. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet postimeve në ‘’Facebook” ka komunikuar me lexuesit se nafta në kohën e qeverisjes së tij është ulur 20%, ndërkohë që lexuesit kanë kundërshtuar nëpërmjet komenteve çmimin ende të lartë të karburantit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›