Berisha: Nesër nis stina e protestave mbarëpopullore
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së nesërme në orën 11:00, për çmimin e naftës dhe taksave të larta.
Sipas Berishës, nesër çelet stina e protestave mbarë popullore me qëllim kryesor uljen e taksave dhe rrëzimit të murit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Deklarata e Berishës:
Te dashur miq, neser ne ora 11:00 qytetaret shqiptare, me thirrjen e Partise Demokratike, fikin aty ku ndodhen per 5 minuta makinat ne shenje proteste per çmimin me te larte te naftes ne Europe per shkak te taksave te qeverise, me te lartat ne kontinent. Neser pra çelet sezoni i protestave mbare popullore antiqeveritare, protestave kunder klikes Rama - Meta qe do kete si qellim kryesor uljen e taksave te naftes dhe taksave te tjera te rritura, uljen e çmimit te energjise, rrezimin e murit te korrupsionit dhe krimit te organizuar, zevendesimin e shtetit policor te neo-bllokmeneve me shtetin ligjor.
Te dashur qytetare, ju ftoje qe me perkushtimin, guximin, vendosmerine tone te nxjerrim vendin nga honet e papunesise, varferise, korrupsionit, pasigurise ku e kane rrokullisur oligarket Rama - Meta!
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
