E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Nuk është faji i mësuesve për fushatën e Ramës

Shkollat në kryeyqyet janë të pamjaftueshme përballë rritjes së menjëherëhme të popullaës. Ndërtime të reja të shkollave kanë munguar dhe fluksi i nxënsve në shumicën e rasetve është përballuar vetëm me turne.

Përtej projekteve të Bashkisë për ndërtimin e godinave të reja për sitemin parashkollor dhe shkollor, bashkia Tiranës nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollave ndaj komunitetit. Kjo do të thotë me shumë pjesëmarrje me aktive të prindërve si dhe ndërtimi i hapësirave për aktivitete sportive dhe artisitike.

Duke folur për rritje të standardit në sistemin arsimor, kryetari i Bashkisë Basha iu përgjigj edhe akuzave të Ramës, të cilat i quajti si kërcënim ndaj drejtuesve të shkollave. Basha tha se nuk është faji i mësueve apo drejtorëve të shkollave për fushatën e Ramës.
Gjimnazi “Qemal Stafa”, një ndër shkollat më të preferuara në kryeytet fitoi në Gjermani

Çmimin e harkut të Europës, vlerësuar për cilësinë e mësimëdhënies dhe të përgatitjes së nxënësve. Ministri i Arsimit dhe kryebashkiaku Basha e referuan këtë si sukses ku gjimnazistët shqiptarë përfaqësohen denjësisht në Europë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›