Zgjedhjet 2013, aktivitete të partive në rrethe
Në moton te votojme vetem Partine Socialiste, kandidatet e PS per qarkun e Lezhes, Mimi Kodheli dhe Arben Noka, kane zhvilluar nje takim ne lagjen Nenë Tereza te qytetit te lezhes.
Deputetja ,Mimi Kodheli, theksoi se kjo lagje ne gjithe keto vite eshte harruar nga investimet dhe mungesat jane mëse te dukshme.
Ne takim banoret treguan nje mbeshtetje madhe per nje vote masive per Partine Socialiste si dhe premtuan qe do jene e gjithe lagjia Nënë Tereza “, shtabi elektoral i kandidatit te PS, Arben Ndoka.
Në ditën e parë të celjes zyrtarisht të fushatës elektorale, kryesuesi i zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit Arben Imami ka zhvilluar takime ne qytetin e Elbasanit në rajonin numër 2 dhe 3.
Duke i konsideruar këto zgjedhje si mjaft të rëndësishme Imami tha se ” këto zgjedhje sjellin bashkë edhe përgjegjësinë se cfarë do të zgjedhësh, mund të zgjedhësh edhe të mirën edhe të keqen.
Kryetari i PDS, Paskal Milo, zhvilloi një takim në Kashar me anëtarët e Demokracisë Sociale.
Milo tha se pas 23 qershorit do të çlirohet shoqëria nga korrupsioni dhe do të jetë një vend ashtu siç meriton të jetë.