E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: PD, 44 per qind te votave ne Elbasan

Ministri i Jashtem Lulzim Basha, permes nje sms-je ka bere te ditur per Top Channel se per qarkun e Elbasanit, PD ka arritur te siguroje 44.81 per qind te votave.

Sipas Bashes, behet fjale per rezultatin e ndjekur deri ne oren 19:50, qe ne krye ka nxjerre gjithesesi PS me 47.96 per qind.

Ministri ka saktesuar me tej ne mesazhin e tij se pas partive te medha vjen Levizja Socialiste per Integrim me 5.04 per qind te votave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›