Rrogozhinë dhe Laç, bllokohet numërimi. Bregu fajëson PS-në
TIRANË - Mbetet i bllokuar procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë dhe në Laç për shkak të problemeve mes komisionerëve. Për këtë zëdhënësja e PD, Majlinda Bregu ka dalë në konferencë për shtyp në orën 22:00 dhe ka kërkuar nga lideri socialist, Edi Rama, të zhbllokojë këtë prçes në këto dy KZAZ. Sipas Bregut, janë komisionerët e PS ata që nuk i binden urdhërit të KQZ për të vijuar me numërimin e votave. Në Rrogozhinë janë 6 kuti të panumëruara, ndërsa në Kurbin janë dy kuti të fshatit Fushë-Kuqe.