E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: PD do të ringrihet nga këto rrënoja për ta çuar betejën e ndryshimit deri në fund!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke folur, këtë të diel,  lidhur me ngjarjet e ditës së djeshme në selinë blu, tha se qëllimi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij është ringritja e Partisë Demokratike. “Në këto rrënoja nga cilat eksitohet Berisha dhe Edi Rama, do të ringrejëmë PD. Ashtu siç e duan prindërit, demokratë, mbështësit dhe socialistët që i ka ardhur shpirti në majë të hundës, ashtu siç e do rinia shqiptare, ashtu siç e do shumica e shqiptarëve” tha kreu i PD.
“Një parti që t’i prij mbylljes së tranzicionit.Vendosmëria ime është e palëkundur dhe po ashtu e ekipit tim për të qëndruar në këtë betejë, për të riparuar dhe rindërtuar nga e para, kudo ku bajraktarët e tranzicionit kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe tani i trajtojnë qytetarët shqiptarë dhe vendin tonë si plaçkë.”, tha lideri demokrat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›