E Enjte, 5 Nëntor 2026

BE pas ngjarjeve në selinë e PD: Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë!

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje, pas ngjarjeve të ndodhura në selinë e PD ku përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha kërkuan të hynin me forcë dhe të vendoseshin në godinë.  

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm”, shkruhet në postim.

Për BE-në, rruga e integrimit të Shqipërisë ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në agjendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE” shprehet BE në deklaratë..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›