Basha: Panariti do angazhohet për mbrojtjen e konsumatorit

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka prezantuar nënkryetarin e dytë të bashkisë së Tiranës, Edmond Panaritin, ku deklaroi se ai do të fokusohet në mbrojtjen e konsumatorit.
“Panariti me një background të konsoliduar akademik në fushën e ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, është një nga personat e pakët, që gëzojnë eksperiencë menaxheriale në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Në detyrën e tij të re, ai do të fokusohet në këtë çështje tepër të rëndësishme, mbrojtjen e konsumatorit në të gjitha aspektet”, u shpreh Basha, ku shtoi se mbrojtja e konsumatorit do të jetë në parametra evropiane.
Ndërsa në fjalën e tij, nënkryetari i ri i Bashkisë, Edmond Panariti deklaroi se ky protokoll mbart objektiva të mëdha për përmirësimin e jetës në kryeqytet. “Mbrojta e konsumatorit është emergjente. Kemi dhe sfida të tjera përpara, siç është mbrojtjen e mjedisit dhe gjelbërimi i kryeqyteit që janë po aq të rëndësishme”, u shpreh Panariti.
Dje, kryebashkiaku Basha ka prezantuar nënkryetaren e Bashkisë, Jorida Tabaku, e cila më herët dhe dorëheqjen nga posti i zv/ministres së Integrimit.