Ristani: Palët të bien dakord për rishikimin e Kodit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka folur sot për reformën zgjedhore në vend. Ai ka kërkuar rishikimin e kodit, duke theksuar se palët duhet të bien dakord për këto ndryshime.
“Aktorët politikë mund të gjejnë dhe forma të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve. Nuk besoj se shtyllat kryesore të ndryshimit të Kodit Zgjedhor do të jenë ndryshimi i administrimit të zgjedhjeve, por pika të ndryshme të Kodit Zgjedhor. Nuk besoj se çështja kryuesore do të përmblidhet tek administrimi i zgjedhjeve”, u shpreh Ristani.
Kreu i KQZ-së, vlerësoi zgjedhjet e 8 majit, duke u shprehur se sasia e ankesave ankimore ka ardhur në rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. “Procesi është më i shpejtë dhe më i lehtë për t`u menaxhuar. Këto zgjedhje treguan se numri i ankesave është më i pakët në krahasim me zgjedhjet e tjera”, përfundoi fjalën e tij, kreu i KQZ.