Basha: Performancae policisë së shtetite rëndësishme
TIRANë- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vlerësoi sot performancën dhe rolin që Policia e Shtetit ka treguar në goditjen e krimit të organizuar, një ndër kushtet kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë për të përfituar liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian.
I pranishëm në analizën e punës 6-mujore të Policisë së Shtetit, ministri Basha tha se "Ky 6-mujor do të hyjë në histori si më dinamiku në historinë e Policisë së Shtetit, me një raport tërësisht të plotësuar të pritshmërive, detyrave dhe vlerës së kthyer qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë".
Ministri i Brendshëm vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit në përmbushjen e gjithë kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave si dhe menaxhoi me sukses të plotë situatën e rendit dhe të sigurisë gjatë një periudhe të stërzgjatur protestash.
(m.a/BalkanWeb)