E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Buzëmadh në Njësinë Administrative Cakran, ku ka biseduar për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.

Sipas tij, rritja e çmimeve, mungesa e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës.

“Korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë. Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze. Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi.”, u shpreh Basha në takim.

Sipas tij, Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›